Hetimet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt janë rinisur pas pushimit të hetimeve ndaj të dyshuarit Naser Pajazitaj.
Prokuroria e Pejës ka dërguar video-incizimet për analizë në FBI, me ndihmën e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.
Familja e Donjeta Pajazitajt është informuar për këtë zhvillim, të cilët nuk kanë shpresë fare në drejtësinë në Kosovë.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, theksoi se ndonëse hetimet ndaj Pajazitajt janë ndalur, çështja mund të rihapet nëse analizat e FBI-së sjellin prova të reja.