Thuajse të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në Euro 2024 janë tanimë në Gjermani, në pritje të nisjes së Europianit 2024 që merr jetë pas dy ditësh. Edhe kombëtarja serbe ka mbërritur në kampin e saj stërvitor, ku duket se është në kushte të forta sigurie.
Në Augsburg, qytetin me 350 mijë banorë ku Serbia ka zgjedhur të qëndrojë, nuk mund të mungonin as shqiptarët. Në një video të shpërndarë në kanalet e komunikimit, duket një makinë e cila në sfond kishte vendosur këngë patriotike shqiptare dhe kalon rrugën para hotelit ku ishte ekipi serb.
Në Euro 2024 Serbia bën pjesë në Grupin C, me Anglinë, Danimarkën dhe Slloveninë. EURO 2024. Serbia, Albania pic.twitter.com/tcauypjG00 — News video (@Newsvideo13) June 12, 2024 “>