​Prishtina do të nis mësimin tërëditor, pritet zhvendosja e disa shkollave

Komuna e Prishtinës ka vendosur që të nis procesin e mësimit tërëditor për klasat e gjashta e deri të nënta. E me gjithë këto ndryshime sërish do të zhvendoset shkolla “Xhevdet Doda”, por edhe shkolla tjera.

Ky projekt sipas Këshillit të Prindërve është një vendim i qëlluar dhe në përputhje me udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ndërsa, sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, kjo reformë kërkon përkushtim të madh institucional, investime të mëdha në infrastrukturë për të garantuar një mirëqenie për nxënësi gjatë tërë asaj kohe të qëndrimit në shkollë dhe të ngrit kapacitetet të mësimdhënësve për ofrim të një mësimdhënie që shkon përtej mësimit të rregullt.

Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Donat Lushaku ka përmendur gjimnazin “Xhevdet Doda”, që do të transferohet te Gjimnazi Matematikorë në Prishtinë, ndërsa në objektin e “Xhevdet Dodës”, do të vendoset Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “ Xhemail Mustafa”.

“Arsyeja kryesore e ndërrimit të lokacionit të shkollës “Xhevdet Doda”, është që ajo të zhvendoset fillimisht në kampusin e shkollave profesionale te gjimnazi matematikorë, ndërsa aty të shndërrohet në SHFMU të ciklit 6 deri 9, deri në vendimin përfundimtar të dihet se cilat nga shkollat fillore të mesme të ultë, duhet të kaloj aty që të zhvillohet ky cikël i mësimit, si dhe të përmbushet edhe vet premtimi i drejtoreshës aktuale të arsimit, Jehona Lushakut që të filloi mësimi tërë ditorë në këtë pjesë.. Kësaj here është krejt për arsye të zhvillimit të mësimit tërëditor dhe të vendoset një SHFMU që të ketë mundësi të operimit, të mos mbetet e zbrazët dhe sipas disa diskutimeve që ka pasur drejtoresha, Lushaku është dakorduar në një farë forme që gjimnazi të kaloj te gjimnazi matematikorë”, ka thënë Lushaku.

Ndërsa, sekretari i Këshillit të Prindërve, Enver Balaj ka thënë se gjithherë do të përkrahet mësimi tërëditor, sepse ata prindër që janë të angazhuar është më mirë që fëmijët e tyre të janë në mësim tërëditor sesa “të sillën rrugëve”, dhe do të sjellë një rini me të ardhme.

“Ne jemi të informuar si këshill i prindërve në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Këtë projekt e kanë bërë me vendim të qëlluar komuna, për me e bërë një zgjidhje prej 6-9 për mësimin tërë ditorë edhe besoj që gjithçka është në përputhje edhe me udhëzim administrativ të Ministrisë së Arsimit dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës. Besoj që nuk do të ketë pengesa, reagime nga prindërit nuk kem pasur dhe nuk presim, që është për të mirën e prindërve tonë dhe për prindërit që janë të angazhuar e kanë më mirë, që i kanë të angazhuar, më mirë në shkollë gjithë ditore se me iu bredhë nëpër qytet rrugëve. Çdoherë e përkrahi mësimin gjithë ditorë, mirëpo pasi që mundësitë janë, infrastruktura shkollore është, të gjitha mundësitë janë pse mos me e zhvillu mësimin tërëditor. Mendoj që do të jep cilësi, rendiment, ka me ndërtuar një rini të pastër me të ardhme se në shkollën tërëditore kanë mundësi dhe kushte më të mira”, ka shtuar Balaj.

E sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, mësimi tërëditor do të jetë atraktiv për nxënësit vetëm nëse ka planifikim të mirëfilltë, të ketë aktivitete, detyra të shtëpisë dhe se nevojitet një plan program që u ofrohet shkollave.

“Kjo reformë kërkon shumë përkushtim institucional, investime të mëdha në infrastrukturë, për të garantuar një mirëqenie për nxënësit gjatë tërë asaj kohe të qëndrimit në shkollë dhe më e rëndësishmja ngritja në kapacitete të mësimdhënësve për ofrim të një mësimdhënie që shkon përtej mësimit të rregullt, që prek tërë pasditen si kohë që duhet të garantohet për këta nxënës.. Mësimi tërëditor pa dyshim mundet me qenë atraktiv, nëse ka planifikim të mirëfilltë, që do të thotë ajo periudha gjatë mësimi të rregullt të jetë e mirë planifikuar në formë të aktiviteteve, të detyrave të shtëpisë, mirëpo për të cilën nuk guxojmë ta lëmë në mëshirë të shkollave, nevojitet një plan program që u shërbehet dhe ofrohet shkollave”ka vijuar Qehaja.

Plan-programi i ri për mësimin tërë ditorë ende nuk është hartuar dhe dërguar për miratim në Kuvendin Komunal të Prishtinës./KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews