Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Diskutuan për zhvillimet politike në vend, përgatitjet për Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe bashkëpunimin bilateral midis dy vendeve.
Presidentja do të përfaqësojë Kosovën në Samitin e ardhshëm në ”Blenheim Palace” në korrik, ku diskutuan edhe për temat e samitit dhe kontributin e Kosovës.
Diskutuan gjithashtu për bashkëpunimin në fusha të ndryshme, duke përfshirë mbështetjen britanike në sektorin e mbrojtjes, si dhe sukseset e Forcës së Sigurisë së Kosovës në akademitë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar.