Presidentja i fton krerët e partive për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka ftuar liderët e partive politike për një takim më 31 korrik në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në letrën e saj, ajo thekson se zgjedhjet duhet të mbahen nga 26 janar deri më 16 shkurt 2025, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet.

Takimi do të zhvillohet në orën 14:00 në Ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Zgjedhjet e fundit janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje fitoi me më shumë se 50 për qind të votave.

Kryeministri Albin Kurti ka ftuar gjithashtu partitë për një takim, ku vetëm lideri i PDK-së kërkoi mbajtjen e zgjedhjeve në qershor, ndërsa LDK dhe AAK kërkuan dorëheqjen e Qeverisë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews