Regjistrimi i parë kombëtar i popullsisë kosovare që nga viti 2011 u përfundua të premten, njoftoi të shtunën Agjencia Kombëtare e Statistikave.
Mediumi nga Zvicra Le Matin ka shkruar një artikull me titull “Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, tregojnë rezultatet paraprake”.
Popullsia e Kosovës ka rënë nga 1.8 në 1.5 milion njerëz në më shumë se një dekadë, sipas rezultateve preliminare të regjistrimit që përfundoi të premten, njoftoi të shtunën ASK, shkruan gazeta zvicerane.
Po ashtu mediumi zviceran flet edhe për tensionin që është rritur kohët e fundit në vend midis dy komuniteteve, veçanërisht për shkak të zbatimit të një ligji të ri të diskutueshëm në shkurt, i cili e bëri euron mjetin e vetëm ligjor në Kosovë.
Ky veprim bëri që partia më e madhe serbe në Kosovës, Lista Serbe, të nxiste përkrahësit e saj të bojkotojnë regjistrimin.
Zyrtarët e regjistrimit thanë se nuk do të jenë në gjendje të konfirmojnë një bojkot të mundshëm nga serbët, popullsia e të cilëve vlerësohet rreth 100’000 njerëz, para se të përpunohen të gjitha të dhënat e mbledhura. /GazetaPuls/