Në pikë kalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë situata sot është e qetë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për veriun, Veton Elshani, i tha TelegramNews se nuk ka pasur ndonjë incident.
“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha ai.
Ndryshe, bllokimi i pikave kufitare u paralajmërua ditë më parë si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të kohëve të fundit në veri të Kosovës.