Policia e Kosovës në një operacion në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ka arrestuar një të dyshuar.
Sipas njoftimit, i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë gjykate, shkruan Telegrami.
Bëhet e ditur se 27-vjeçari u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh.
“Prishtinë, 04 korrik 2024 – Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht stacioni policor Fushë Kosovë, në një operacion të befasishëm që ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar; A. I, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. I njëjti pas arrestimit u dërgua në vuajtje të dënimit prej dy vitesh”, thuhet në njoftim.