Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në veri të Kosovës.
Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani tha për TelegramNews se pas një informate të pranuar nga ARKEP, se në teritorrin e Kosovës operojnë operator ekonomik pa licencë dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kanë shkuar pëe verifikim të këtij informacioni.
“Pas nje shkrese/informate te pranuar nga ARKEP, se ne teritorin e Kosoves operojne operator ekonomik pa licence dhe te pa regjistruar ne ARBK, njesi policore kan shkuar per verifikim te ketij informacioni.
Informacioni ka rezultuat te jetë i sakte me çrast policia ka njoftuar prokurorin e shtetit dhe tutje vazhdojm sipas autorizimeve te tij“, ka thënë ai.