Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore është duke kryer bastisje në bankën paralele serbe në Leposaviq në Drejtorinë e Thesarit.
Aksionin e konfirmoi për TelegramNews, zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun, Veton Elshani.
Sipas tij, ky aksion është duke u zhvilluar në vazhdimësi të rastit “shpërlarje parash” që ka pasë të bëjë me bankat më herët.
“Me urdhëresë të Gjykatës në Mitrovicë bastisen lokalet e Banka Popullore e Serbis, Dega në Kosovë dhe Drejroria e Thesarit, Ministria e Financave në Leposavic. Krimet Ekonomike në vazhdimësi të rastit shpërlarje parash që ka pas të bëjë me Bankat më herët”, tha Elshani./TelegramNews./