Sot, në një operacion të përbashkët, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit, ka arrestuar një person në rajonin e Mitrovicës për veprimtari të dyshuar të kundërligjshme.
“I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
Një person në Mitrovicë është arrestuar nga Prokuroria Speciale për dyshime të spiunazhit