Kroacia mbetet e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Në 20 vitet e fundit, ka pasur shumë padrejtësi ndaj Maqedonisë së Veriut dhe ka ardhur koha kur të gjitha këto duhet të respektohen, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq pas takimit me kolegun e tij Hristijan Mickoski, i cili është për vizitën e tij të parë zyrtare në Kroaci.
Në konferencën për shtyp të mbajtur pas takimit Kokë më kokë në ndërtesën e qeverisë në Zagreb, Plenkoviq tha se Kroacia do të angazhihget për një proces më dinamik të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
“Tema që rëndon rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut është, sipas nesh, e padrejtë ndaj popullit maqedonas, identitetit maqedonas. Mendoj se janë bërë aq shumë lëshime nga pala maqedonase, sa që vështirë se ndonjë komb dhe shtet do të pranonte të ndërmarrë kaq shumë hapa nga ana e tyre për të përshpejtuar rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, deklafoi Plenkoviq, duke shtuar se negociatat që anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE të fillojnë sa më shpejt.