Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona lidhur me plagosjen e djeshme të një gruaje në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit, bashkëshorti i viktimës ka shtënë me armë zjarri drejt saj, ndërsa i dyshuari tjetër dyshohet se ka marrë armën dhe e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Derisa pistoleta me tre fishekë dhe gëzhoja janë sekuestruar.
“Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Pistoleta me tre fishekë dhe tri gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet tutje.