Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Spanjës dhe Gjeorgjisë, e vlefshme për 1/8 e finales në Euro 2024.
Rezultati pas 45 minutave të parë është i barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.
Le Normand shënoi autogol në minutën e 18-të për t’i dhënë epërsinë gjeorgjianëve.
Megjithatë, “Stuhia e Kuqe” u kundërpërgjigj dhe barazoi rezultatin në minutën e 39-të nëpërmjet Rodrit që goditi bukur dhe saktë nga distanca.