Sot do të përurohet Klinika Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ajo do të rihapet sot në orën 9:00 e ku i pranishëm në këtë ceremoni do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Për përurimin e saj ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikatë për media.
“Sot, në ora 09:00, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, të shoqëruar nga Drejtori i ShSKUK-së, Z. Elvir Azizi, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente”, thuhet në komunikatë.