Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona në fshatin Rakaj të Ferizajit.
Sipas njoftimit, të njëjtit ishin përfshirë në një përleshje fizike, përcjell TelegramNeës.
Derisa njoftohet se pesë personat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Ferizaj.
“Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë së rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona. Nga hetimet e para është mësuar se pas një zënke mes tyre, lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore.
“Të arrestuarit janë: B.R ( M/K), i moshës 42 vjeçar Z.L ( M/K), i moshës 39 vjeçar R.L ( M/K), i moshës 37 vjeçar D.L ( M/K) , i moshës 22 vjeçar”, thuhet më tej./TelegramNews./