Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri përfundon sezonin e sivjetëm.
Sipas raportimeve nga ESPN, mesfushori spanjoll ka mbyllur sezonin për shkak të lëndimit që pësoi në ndeshjen ndaj Arsenalit.
Raporti shton se ai ka pësuar një çarje të ligamentit të këmbës së djathtë, me ç’rast u desh të largohej nga ndeshja më herët.
Ndryshe, Rodri është një nga pretendentët për të fituar Topin e Artë këtë vit, për shkak të përformancës së tij si me klubin, ashtu edhe me kombëtaren.