Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen që ndodhi të dielën mbrëma, me ç’rast mbeti i vrarë një person në lagjen Aktash të kryeqytetit.
Jo siç ndodhë zakonisht, ndaj të dyshuarve u mbajt seancë dëgjimore brenda Klinikës së Ortopedisë dhe asaj së Kirurgjisë Abdominale pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, aty ku të dyshuarit po trajtohen.
Të pranishëm ishin prokurorë, gjyqtarë dhe avokatë, porse pavarësisht insistimit të mediave, ata nuk pranuan të prononcohen rreth kësaj.
Gjatë kohës kur po mbahej seanca dëgjimore pati forca të shtuara të Policisë së Kosovës, derisa edhe pas përfundimit të tyre, disa prestarë të PK-së po vëzhgojnë situatën brenda këtyre hapësirave.
Në seancë pritet që të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.
Ndryshe, përleshja mes dy grupeve ‘Capat dhe Sekiraqët’ që ndodhi të dielën në mbrëmje, e nga e cila mbeti i vdekur Premtim Gashi. /kp