Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator në lagjen “Aktash” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
Ndryshe, të dyshuarit gjatë seancës dëgjimore janë mbrojtur në heshtje. /Betimipërdrejtësi