Përfundon protesta e opozitës, e cila zgjati rreth 3 orë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka nga selia e PD-së tha se sot ishte dita e parë që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.
Noka tha se ky ishte hapi i parë i mosbindjes civile.
“Regjimi narkos i tërbuar mori një mesazh: jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë paqe asnjëherë. Beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz as me dhunë. Ne do të vazhdojmë mosbindjen civile, narkosi duhet të largohet dhe ti hapë rrugën një qeverie teknike që ti afrojë vendit një qeveri teknike. Ne do të jemi në mosbindje civile”, tha Noka.
Ndërkaq 10 policë janë plagosur deri më tani nga protesta e opozitës në Shqipëri. /ON