Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit raketor HIMARS për Kroacinë në vlerë prej 390 milionë dollarësh (353 milionë euro).
Lockheed Martin do të jetë përfshirë në këtë marrëveshje. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, ka njoftuar investime të mëtejshme në forcën ushtarake kroate, duke përfshirë blerjen e raketave HIMARS, të cilat janë jashtëzakonisht të lëvizshme dhe efikase.
HIMARS është një sistem artilerie me rrota që përfshin një kamion, një sistem të menaxhimit të zjarrit dhe një kontejner për gjashtë raketat.
Blerja e këtij sistemi do të përmirësojë ndjeshëm kapacitetet ushtarake të Kroacisë dhe do të ndryshojë raportet në rajon, pasi asnjë shtet tjetër në Ballkan nuk e posedon këtë armë.
Në Evropë, HIMARS aktualisht përdoren nga Polonia, Rumania dhe Ukraina, ndërsa Italia, Letonia dhe Estonia janë në proces të blerjes së tij.