Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës, në seancën e 5 dhjetorit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, në një konferencë për media tha se ashtu siç ka paralajmëruar një javë më parë që PDK do të procedoj në Kushtetuese ligjet që janë miratuar më datën 5 dhjetor, “sot edhe i dorëzuam në Kushtetuese”.
“Seanca e 5 dhjetorit ka përcaktuar një standard jashtëzakonisht të dëmshëm. Kanë vendosur një rekord të zi parlamentar jo vetëm në rajon, por dhe në Evropën”, tha Tahiri.
Ai pati kritika edhe për Kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
“Më bën përshtypje për të keq qysh Kryetari i Kuvendit arrin me shkel rregulloren në mënyrë kaq flagrante për të na e pamundësuar pjesëmarrjen në seancë”, ka deklaruar Tahiri.