Pasaporta serbe, shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

Këshilli Bashkimit Evropian (KBE), ka marrë vendim për lëshimin në qarkullim të pasaportave të serbëve të Kosovës dhe siç merr vesh Telegram News, janë rreth 18 mijë serbë të shtetit të Republikës së Kosovës që do ta shfrytëzojnë këtë dokument udhëtimi.

Pasaporta e serbëve të Kosovës është dizajnuar nga Drejtoria e Koordinuese për serbët në Beograd me mbishkrim në çirilicë dhe në ballinën e saj lart, figuron mbishkrimi “Republika e Serbisë”, në mes figuron logoja “Pasosh”, ndërsa pamja e tij nuk dallon nga ngjyra dizajni dhe stema e pasaportës së Serbisë.

Serbët e Kosovës përmes Listës Serbe të Vuçiqit si parti politike që më shumë funksionon për interesat e Serbisë në Kosovë, kanë zhvilluar një betejë të ashpër për këtë dokument të cilin e kërkonin ndaras nga pasaporta e Republikës së Kosovës edhe pse në të figurojnë mbishkrimet në tri gjuhë “Republika e Kosovës”, “Republika Kosovo” në çirilicë dhe në anglisht “Republik of Kosovo”.

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë Marko Gjuriq, lejen e KBE-së për pasaportat e serbëve të Kosovës, e ka quajtur fitore të madhe të serbëve të Kosovës si një hap kah realizimi i qëllimeve, ndërsa qëllimet e Serbisë për Kosovën dihen dhe ato janë ndarja e Kosovës nga Lumi Ibërnë katër komunat me epërsi serbe dhe më pas enklavizimi i pjesës tjetër të Kosovës .

Dokumentet e identitetit dhe udhëtimit janë ndarë nga paketa tematike e bisedimeve në Bruksel, së bashku me tabelat e regjistrimit të automjeteve, bisedime që janë kritikuar nga shoqëria civile dhe opozita në Kosovë, për ndryshimin rrënjësor konceptual nga ajo që ishte negociuar dhe dakorduar më parë me ndërmjetësimin e BE-së.

Nga gjithë bisedimet në Bruksel dhe marrëveshjet Kosovë-Serbi me ndërmjetësim të BE-së, me pasaportat serbe, Kosova shënon ndarjen e parë ndëretnike duke u bërë shteti me dy pasaporta të ndryshëm për shqiptarët dhe serbët , me çka fillon ndarja e parë në serbë dhe shqiptarë.
Kryeministri Albin Kurti rreth miratimit për përdorim të pasaportave serbe nga KBE, është treguar i dorëzuar duke thënë se “ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë Burkselin”.

Këshilltari i Zëvendës Kryeministrit Bislimi , pasaportën serbe të Kosovës e ka cilësuar “ilegale dhe dokument që shkel sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës”.

Ndërkohë që partitë politike në Kosovë pasaportën serbe e kanë cilësuar si ilegale dhe dështim të Qeverisë Kurti, Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi, e ka quajtur “ lajm të mirë për serbët e Kosovës”.

Raporti i Komisionit për liri qytetare dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian që miratoi procesin për liberalizimin e vizave për bartësit e pasaportave të Serbisë, që jetojnë në territorin e Republikës së Kosovës e përpiloj deputeti slloven Matjazh Nemec, dhe u votua me 34 vota.

Dhënia e dritës jeshile për pasaportat serbe të Kosovës, u jep mundësinë banorëve serbë të Kosovës të shmangen nga rruga obligative shtetërore për pajisje me pasaporta kosovare.

Asistentja parlamentare e PE-së, njëherazi edhe avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, thotë se “një vendim i tillë është për keqardhje”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews