Tashmë ka nisur edhe zyrtarisht edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova me prezantues Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti.
Gjersa opinionistë të këtij edicioni janë gazetari Milaim Zeka dhe aktorja Olta Gixhari.
Aktorja Olta Gixhari është prezantuar si opinionistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka qenë pjesëmarrëse në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, ku u shqua si një nga konkurrentet më të forta të atij edicioni.
Analisti dhe gazetari i njohur Milaim Zeka është prezantuar gjithashtu nga moderatorët si opinionisti i dytë i këtij sezoni.
Ai ka një karrierë të gjatë në televizion, dhe njihet për analizat dhe opinionet e tij.
Plot banorë pritet të hyjnë në shtëpinë më të famshme në Kosovë, për një aventurë 100 ditore, në tentim për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Edicioni i tretë është gati të fillojë me surpriza të reja, personalitete të paharrueshme dhe lojëra që do t’i mbajnë shikuesit të mbërthyer për ekran.
Këtë herë, pritet një përballje e madhe mes VIP-ave që do të sfidojnë veten, njëri-tjetrin dhe rregullat e lojës për të fituar zemrat e publikut dhe çmimin e madh.