Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk po mund të rehatohet me mbiemrat e figurave të njohura të letërsisë e botës akademike.
Pasi autorin e njohur Orhan Pamuk, e quajti “Orhan Pambuk”, Nagavci ka bërë një tjetër huqje.
Gjatë një ceremonie të dielën në Pejë ku akademiku Muhamedin Kullashi u nderua me çmimin “Honoric Causa”, Nagavci ia huqi mbiemrin akademikut.
Në vend të Kullashi, ajo i tha “Muhamedin Kullashku”.
“Është kënaqësi e veçantë për mua që të jem sot bashkë me të gjithë ju në ceremoninë për shënimin e 11-vjetorit të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe njëkohësisht në ndarjen e çmimit Doctor Honoris Causa për ambasadorin Kullashku”, tha ministrja.