Superliga e Kosovës do të rikthehet sot me xhiron e saj të dytë, aty ku do të zhvillohen vetëm tri takime.
Ndeshja mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Ndryshe, spikat derbi i kryeqytetit mes Sigal Prishtinës dhe Borës.
Kryeqyteti do të ketë sërish një derbi lokal pas plotë gjashtë vitesh.
Prishtina – Mabetex, Prishtina – Exclusive, Mabetex – Exclusive, Prishtina – Kerasani janë këto derbit e kryeqytetit në të kaluarën, derisa ky do të jetë i pesti në histori të basketbollit kosovar.
Ky takim do të zhvillohet të shtunën nga ora 17:15.
Të dielen do të zhvillohet vetëm një takim.
Bashkimi do të jetë nikoqir i Vëllaznimit në palestrën “Sezai Surroi” me fillim nga ora 19:00.
Takimi mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit do të zhvillohe të mërkurën nga ora 19:00, për shkak të angazhimit të mitrovicasve në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.