Parlamenti fajëson presidentin e Koresë së Jugut, pezullohet nga të gjitha detyrat

Parlamenti i Koresë së Jugut të shtunën ka votuar për ta fajësuar presidentin e vendit, Yoon Suk Yeol, duke e pezulluar nga detyra zyrtare.

Kjo, siç raporton “REL”, vjen pas tentimit të tij për të shpallur gjendje lufte.

Parlamenti ka votuar më 204 vota për fajësimin e tij dhe 85 kundër. Fuqia e tij presidenciale do të pezullohet, derisa kopja e dokumentit i dorëzohet vetë atij dhe Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më pas, ka 180 ditë afat për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon, apo të rikthehet në pushtet.

Një vendim i tillë erdhi pas përpjekjës së tij për të vendosur ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme gjatë javës së kaluar, veprim që tronditi opinionin.

Shpallja e gjendjes ushtarake nga presidenti i Koresë së Jugut ka nxitur reagime dhe protesta në vend si dhe shqetësim në mesin e aleatëve ndërkombëtarë të Seulit.

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut, i cili e kishte rekomanduar shpalljen e gjendjes ushtarake, tashmë ka dhënë dorëheqje.

Shtetet e Bashkuara kanë 28 mijë e 500 ushtarë të vendosur në Korenë e Jugut si trashëgimi e Luftës Koreane në periudhën 1950 – 1953.

Komandanti i forcave amerikane në Kore, Gjeneral Paul LaCamera, i paralajmëroi trupat amerikane përmes një deklarate të mërkurën që të qëndronin vigjilente, t’i shmangnin zonat me protesta dhe t’u tregonin eprorëve të tyre për planet e udhëtimit në rast se ndodh “diçka e papritur”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews