Sot në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë një rast të kontrabandës brenda qendrës.
Gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01 është hasur në gjëra të dyshimta.
Pas kontrollit, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe nuk do të qëndrojë duarkryq përballë dukurive negative që rrezikojnë rendin dhe sigurinë.