Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook, ndalimi ka ndodhur dje në rrugën “Stanqiq” të Gjilanit, ku një automjet transportues me targa vendore me shofer B.F., kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme si: dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të tjera.
Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor.