Deanne Criswell, nga Agjencia Federale të Menaxhimit të Emergjencave të SHBA-së (Fema), mbajti një konferencë për shtyp dhe solli informacionin e fundit për Uraganin Milton.
Criswell thotë se uragani do të sjellë një stuhi “vdekjeprurëse dhe katastrifike”, duke shtuar se “pasojat e stuhisë tashmë janë duke u parë”, transmeton Telegram News.
Disa nga njerëzit ende mund të evakuohen në mënyrë të sigurt, thotë ajo, por ata që mbeten duhet t’u drejtohen autoriteteve lokale për këshilla.
Criswell më tej thotë se ajo ishte në kontakt me Guvernatorin e Florida Ron DeSantis.
Ai deklaron se tashmë janë formuar ekipe shtesë kërkimi dhe shpëtimi, duke shtuar se miliona vakte dhe shishe ujë janë transferuar në Florida. /TelegramNews/