Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Alain Berset, i cili ka qenë president i Zvicrës.
Osmani ka shkruar në platformen X, se Kosova s’do të heqë dorë drejt synimit për t’u bërë anëtare e organizatës dhe për këtë tha se do të punojë bashkë me të për ta bërë realitet.
“Urime për Alain Berset që u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Europës. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në CoE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova, anëtarja e 47-të e KiE, është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa u ndalur. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!”, ka shkruar Osmani në X.
Këshilli i Europës zgjodhi Berset në këtë post të martën në mbrëmje.