Osmani takon O’Brien, flasin për zhvillimet në dialog dhe rolin e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e SHBA-ve në këtë proces.

“Diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë amerikanë për tejkalimin e sfidave të përbashkëta, si dhe për mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Gjithashtu, u fokusuam në zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë dhe rëndësinë e rolit të SHBA-ve në suksesin e këtij procesi”, shkruan Osmani në Facebook.

Ajo ka udhëtuar në Washington D.C. me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në kuadër të Samitit të NATO-s për 75-vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews