Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Samitin e Liderëve të EPC-së, ka takuar kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
E para e vendit tha se përgjatë këtij takimi u diskutua për rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Në Samitin e Liderëve të EPC-së, kisha kënaqësinë ta takoj edhe Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.Si aleatë demokratik, shtetet tona janë plotësisht të përkushtuara për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit. Në takim diskutuam edhe rrugën euroatlantike të Kosovës, me ç’rast i shpreha mirënjohjen e thellë Kryeministrit Frieden për mbështetjen e fortë të Luksemburgut”, ka thënë Osmani.