Osmani takohet me senatorin republikan, flet për forcimin e partneritetit Kosovë-SHBA: Mbeten një aleat jetik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vazhduar me takimet në Washington DC ku po qëndron për vizitë zyrtare për takime në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve.

Osmani ka njoftuar sot se është takuar me Senatorin republikan Ted Cruz, me të cilin ka thënë se ka diskutuar për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së.

Ajo ka shtuar se se ShBA-të mbeten aleat jetik.

“Forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka shkruar Osmani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews