Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin belg, Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Osmani u shpreh se ka falënderuar kryeministrin belg për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Ndër të tjera, presidentja tregon se u diskutua për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve.