Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.
Osmani ka publikuar një foto nga takimi derisa ka thënë se gjithnjë është kënaqësi ta takojë Presidentin e shtetit mik e aleat, Turqisë.
“Gjithnjë kënaqësi ta takoj Presidentin e shtetit mik e aleat, Republikës së Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan, kësaj radhe në suaza të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest. ”, ka shkruar Osmani.