Presidentja Vjosa Osmani ka përmendur përmbajtjen e takimit të saj me kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, në një postim në Facebook.
Ajo tha se Sllovenia është aleate dhe mbështetëse e palëkundur e të ardhmes euroatlantike të Kosovës.
“Sot takova Kryetaren e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, për të diskutuar rreth forcimit të marrëdhënieve ndërmjet popujve tanë dhe aleancës së fortë midis dy shteteve tona,” shkroi Osmani.