Osmani: Nuk kam pranuar asnjëherë kërkesa nga ShBA-ja për ta mbajtur të mbyllur Urën e Ibrit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në asnjë takim që ka pasur me përfaqësuesit e ShBA-së nuk i është thënë se janë kundër hapjes së Urës.

E para e vendit ka deklaruar se hapja e urës duhet të bëhet në bashkëpunim me aleatët, në momentin më të volitshëm.

“SHBA-ja asnjëherë, në takimet që kemi pasur, nuk i kanë shprehur Presidentes qëndrim kundër hapjes së urës, por thjesht kanë kërkuar bashkëpunim në përcaktimin e momentit më të përshtatshëm nga aspekti i sigurisë dhe ndërtim të një plani të përbashkët për zbatimin e hapjes së urës, që është në interes të të gjithë qytetarëve tanë”, ka deklaruar Osmani.

Mirëpo sipas Osmanit, Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që të mos nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

“Ura duhet të hapet patjetër, por ne duhet të sigurohemi që kur të hapet të jetë e hapur përherë, e jo që kur të hapet të nxitë një prezencë shumë më të madhe të NATO-s në të. Ne nuk kemi arsye të jemi në konflikt me aleatët tanë”, ka deklaruar Osmani.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews