Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati atje.
“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën. Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka shkruar Osmani. /TelegramNews/