Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se strukturat e partisë në disa nëndegë në Rahovec janë mbledhur dhe kanë diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan TelegramNews.
Hoti në Facebook kritikoi qeverisjen aktuale për të cilën tha se ka shkaktuar pasoja për shtetin dhe secilën familje, ndërsa thotë se Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme.
“Diskutimet tona në përgatitje për procesin demokratik të 9 shkurtit 2025 të kthimit të qeverisjes së mbarë dhe euro-atlantike në Kosovë i vazhduam edhe në Krushë të Madhe me strukturat e nëndegëve: Celinë, Hoqë e Vogël, Brestoc dhe Nagavci. Të gjithë janë të vetdijshëm për pasojat për shtetin e Kosovës dhe secilën familje nga qeverisja e këtij 4-vjeçari. Kosova ka nevojë për qeverisje të përgjegjshme, profesionale, euro-atlantik”, tha ai.