Osmani: Komunat të kenë strehimore për viktima të dhunës me bazë gjinore

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me Këshillin e Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka përmendur mekanizmat lokal të cilat shërbejnë për trajtimin e viktimave të dhunës me bazë gjinore.

E para e vendit ka thënë se pikërisht qëllimi i këtij takimi është dëgjimi i sfidave dhe rritja e bashkëpunimit nga niveli qendror në atë lokal.

Derisa ka përmendur nevojën e rritjes së numrit të zyrtarëve dhe trajnimin e tyre në qendra për punë sociale për trajtimin e viktimave të dhunës.

“Duhet të sigurohemi që secila komunë e Kosovës ta ketë strehimoren, e cila ka financim të qëndrueshëm. Kemi bërë thirrje si presidencë, që kjo të jetë me një linjë të veçantë buxhetore të Republikës së Kosovës, mirëpo në rast se ka pengesa ju lus që si komuna të jeni mbështetës në mënyrë që këto qendra, të mos mbesin pa shërbimet bazike të cilat kanë viktimat e dhunës me bazë gjinore. Duhet të kemi një reagim jo vetëm emergjent por edhe të bashkërenduar sepse gjithsecili prej nesh e dimë që koordinimi i mirëfilltë i institucioneve dhe funksionimi i secilës hallkë ku viktimat e dhunës mbi baza gjinore mund të kërkojnë mbështetje, është e vetmja zgjidhje për eliminimin e këtij fenomeni dhe për rritjen e efektivitetit të masave parandaluese”, ka thënë ajo.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu tha se komunat po përballen me sfida të cilat presin zgjidhje nga niveli qendror.

“Ne kryetarët e komunave mirëpresim takimet e tilla koordinuese me nivelin qendror për  bashkëpunim ndërinstitucional,  për nevojat që ka pushteti lokal. Ne të gjitha takimet ne kemi adresuar disa shkresa të cilat nuk janë adresuar ende. Ato kërkojnë zgjidhje për një qeverisje locale. Ky ligj ndihmon edhe në themelimin edhe të grantit për shqyrtime sociale që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon edhe në parandalimin e dhunës në familje dhe atë më bazë gjinore”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews