Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video në faqen e saj zyrtare me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit.
Osmani me këtë rast ka prezantuar disa imazhe natyrore të vendit.
Derisa theksoi se burimet e jetës duhet të mbrohen në mënyrë që t’i kenë edhe brezat e ardhshme.
“Ne duhet të veprojmë tani që ta mbrojmë planetin që të gjithë e quajmë shtëpi. Kjo përgjegjësi bie mbi të gjithe ne, individualisht dhe kolektivisht. Çdo ditë është Dita e Mjedisit”, tha e para e vendit./Telegrami.co./