Presidentja Vjosa Osmani priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ku diskutuan për zhvillimet e fundit, përfshirë hapjen e urës së Ibrit.
Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit ndërmjet institucioneve dhe partnerëve të sigurisë për këtë çështje. Ata gjithashtu diskutuan mbi Procesin e Berlinit, me Osmani që shprehu mbështetje për marrëveshjet e tij.
Bashkimi Evropian është kundër hapjes së urës në këtë moment dhe kërkon që çështja të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi.