Opozita me kritika për Projektligjin për KPK-në, do të dërgohet në Kushtetuese

Partitë opozitare po konsiderojnë se pushteti nuk ka adresuar rekomandimet e Komisionit të Venecias për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Në Komisionin për Legjislacion u tha se kjo nismë legjislative do të përfundojë sërish në Gjykatë Kushtetuese dhe se partia në pushtet nuk e ka seriozisht reformën në drejtësi. Gjatë shqyrtimit të raporteve të komisioneve kryesore për këtë projektligj, deputetët e opozitës theksuan se po cenohet pavarësia e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka paralajmëruar që këtë projektligj do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, meqë theksoi se nuk janë marrë parasysh rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Është e papranueshme që letrat që na vijnë prej faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë në Kosovë, e që më pas kjo reflekton në Raportin e Progresit që ata e qesin për Kosovën që ti të mos e ndash me neve, por ta mbash për vete. Mendoj që është gabim, është shumë gabim dhe është detyrë e jotja që ti me nda me neve, ndërkohë që unë po them që mirë të ndaleni këtë proces edhe tash, përkundër që e keni miratuar ju si komision, ta ndalni dhe ta ktheni edhe një herë tek qeveria në mënyrë që propozimet tjera të vijnë në përputhje edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias por edhe me idenë që reforma në sistemin e drejtësitë të jetë vërtetë reformë dhe të mos deformohet sistemi. Unë normalisht që do ta votojë kundër dhe po ju them që kjo çështje fatkeqësisht do të përfundojë përsëri në Gjykatë Kushtetuese sepse jemi të vendosur që të mbrojmë kushtetutshmërinë në Kuvend”, deklaroi Selmani.

Për këtë ka reaguar kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, i cili tha se në grupin punues janë trajtuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Letra e cila është dërguar nga Zyra e BE-së ka qenë në fazën të shqyrtimit të projektligjit në grupin punues. Dhe e kam trajtuar si letër drejtuar kryesuesit të grupit punues dhe ka pasur qasje secili që është përfshirë në këtë proces. Nuk ka qenë një letër në fazën e shqyrtimit në komision pasi që e ka përmbyllur grupi punues. Ka qenë në fazën e trajtimit në grup punues. Madje edhe komentet e Zyrës së BE-së kanë qenë për dispozitat specifike për të cilat jemi takuar edhe jemi ndalur me i adresuar. Unë ndaj bindjen që janë adresuar mbase në formë të ndryshme, në situata të caktuara…Unë jam i bindur që projektligji adreson rekomandimet e Komisionit të Venecias, merr për bazë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk ka asnjë arsye, asnjë element antikushtetues”, u shpreh ai.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa tha se ky projektligj nuk e kalon filtrin e Gjykatës Kushtetuese, meqë konsideroi se ka dhjetëra shkelje.

“Kjo mazhorancë e ka parë se i ka pasur numrat për të bërë reformë në drejtësi sikur ta kishte vullnetin, por prej fillimit ka luajtur ping-pong. Edhe u lidh në ata numrat se qysh me zgjedh kryeprokurororin. Me pas njëmend që ta luftojë korrupsionin, nuk e kish lënë katër vjet Kosovën pa kryeprokuror, katër vjet ne nuk kemi kryeprokuror e flasim për luftim të korrupsion në Kosovë. Kryeprokurorin nuk e zgjedhin pse nuk po i pëlqen x apo y, krejt ky ligj po bëhet se qysh me u zgjedh kryeprokurori jo qysh të bëhet reforma. Këtu është tema për mendimin tim”, tha Beqa.

E deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se me përbërjen aktuale të Këshillit Prokurorial të Kosovës, po cenohet pavarësia institucionale.

“Me një lexim analitik dhe kritik të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, brenga kryesore ka qenë trupa e cila e udhëheq këtë institucion që është Këshilli Prokurorial i Kosovës. Edhe ku flasim tek kjo trup, unë pajtohem me Adnanin që thotë se numrat kurrë nuk kanë qenë qëllim, sepse është e vërtetë, qëllimi ka qenë vendimmarrja, ndikim politik në vendimmarrje përmes anëtarëve jo prokurorëve. Ju kam thënë edhe atëherë ‘moni bre mos e rritni në 19 se u bonëm horë’. 19 njerëz as në Kampionatin Evropian nuk janë në fushë, 11 janë në fushë tjerët në rezervë. 19 prokurorë aty çfarë bëjnë….Problemi kryesor për mua është përbërja, unë mendoj me këtë përbërje të KPK-së është ka cenohet pavarësia institucionale, pavarësia që i delegohet me kompetencë dhe mandat dhe mbi të gjitha po i hapen dyert këtij institucioni me pas ndikim të drejtpërdrejt politik”, u shpreh Tahiri.

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion kanë miratuar edhe raportin për projektligjin për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews