Opozita kërkon nga Kurti që njohja reciproke të jetë qëllim kryesor i dialogut

Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Sipas tyre, kreu qeveritar nuk duhet të devijojë përpjekjet shumëvjeçare të Kosovës që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Opozitarët kërkojnë nga ekzekutivi që t’i bindin edhe partnerët, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ndryshojnë qëndrim sa i përket njohjes reciproke si qëllim final të dialogut.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, thotë se qasja e qeverisë në dialog duhet të jetë e mirë koordinuar me aleatët e Kosovës.

Duke folur për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit të arritur vitin e kaluar, deputetja Deliu, deklaron se Kurti nuk do të duhej as të diskutonte për një marrëveshje ku nuk është njohja de-jure në qendër të saj.

Ajo kritikon kryeministrin që ka sjell një marrëveshje të keqe për Kosovën me një autonomi për serbët në veri.

“Nëse qasja e qeverisë do të ishte e mirë koordinuar. Nëse partneriteti i qeverisë lidhur me procesin e dialogut dhe partnerët do të kishte një koordinim më të mirë absolutisht nuk do të duhej fare as që të diskutohet një marrëveshje finale pa njohje në qendër. Ky nuk ka qenë as synim, por kjo pastaj është devijim i përpjekës sonë disa vjeçare për të mbyllur një herë e mirë raportin me Serbinë. Një marrëveshje finale, apo siç e thatë normalizimi i marrëdhënieve është një proces që po ndodh që një kohë të gjatë. Përpjekjet e dialogut janë bërë për të normalizuar marrëdhëniet, mirëpo themeli duhet të jetë njohja në qendër. Prandaj kur nuk diskutohet sot për njohje dhe ka devijim të kësaj përpjekje dhe kur diskutimet zbresin te autonomia e serbëve dhe kompetenca shtesë për serbët në veri, natyrisht se ky nuk është një hap i mirë që e ka bërë qeveria”, thotë ajo.

Kritika për devijim të procesit të dialogut adreson edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress, se në Qeverinë Kurti nuk flitet më për njohje reciproke por vetëm për zbatim të marrëveshjes së Brukselit e cila sipas saj primare ka autonominë për serbët në Kosovë.

“Ka qenë pikërisht kryeministri Kurti që e ka sjell dialogun deri këtu, ku nuk flitet për njohjen reciproke. Munden këta me fol në vete, por sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ju e keni pa se të gjitha marrëveshjet çka ka qenë kanë janë për normalizimin e raporteve dhe jo njohje reciproke”, shton Krasniqi.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se kryeministri Kurti duhet të insistojë që dialogu të përfundojë me njohje reciproke, pavarësisht marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

“Gjithmonë kemi thënë se luftën e kemi bërë dhe përfundu me aleatë. Shtet ndërtimin e Kosovës e kemi bërë me aleatë, mirëpo këto veprime të pakoordinuara të kësaj qeverie kanë bërë që të humbin aleatët, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo do t’i shkaktojë dëme Kosovës, andaj ne kemi përsëritur se duhet ruajtur aleancat që i kemi ndërtu…Duhet të insistohet dhe duhet të kërkohet (Njohja e reciproke). Ne kërkojmë që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke”, thotë deputetja opozitar.

Takimin Kurti-Vuçiq në Bruksel më 26 qershor e kanë konfirmuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksin Ohrit.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews