Është arrestuar një person në rrugën “Mehmet Gradica” të Pejës pasi dyshohet për armëmbajtje pa leje.
Policia ka njoftuar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje me një person ka nxjerrë armën e zjarrit.
“Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “ Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve”. Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim thuhet se personi ka pranuar se posedon armë dhe nga ai janë konfiskuar armë me gas, karikator dhe fishekë.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me personin e dyshuar i njëjti pranon se posedon edhe armё, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё sekuestruar: njё (1) Armё pistoletё me gas ISSC cal:9mm, njё (1) karikator i sё njejtёs armё
dhe tridhjetё (30) fishekё cal:9mm.
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit është liruar nё procedurë tё rregullt. /TelegramNews/