Numri rezidentë i banorëve dhe numri i votuesve janë dy procese të ndara

Statistikat e KQZ-së rreth numrit aktual të banorëve rezidentë në Kosovë të dalë nga regjistrimi i  fundit është se Kosova ka 1 milion e  e 602 mijë e 515 banorë, por numri i votueseve me të drejtë vote për zgjedhjet e datës 9 shkurt  2025 që figuron në listat zgjedhore sipas KQZ-së  me të drejtë vote në vendvotime është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka qartësuar se numri i votuesve është më i lartë se numri i banorëve dhe diferencën e ka shpjeguar mbi faktet e shumë faktorëve relevantë që janë pjesë e sistemit zgjedhor sipas ligjit.

“Lista Votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras. Në regjistrimin e popullsisë janë të përfshirë vetëm banorët rezidentë të pranishëm në Kosovë në kohën kur është bërë regjistrimi, pra nuk përfshihen qytetarët që jetojnë jashtë vendit, ndërsa në Listën Votuese përfshihen shtetasit e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Elezi.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka reaguar sot ndaj KQZ-së duke e cilësuar  procesin si shkelje të nenit 130 të Ligjit të Procedimit të Përgjithshëm Administrativ, pasi KQZ, ndau numrin  garues për Listën Serbe dhe tha se PZAP duhet ta shqyrtojë ankesën,

“KQZ- shkelë serish ligjin! Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë ankesë ne PZAP kundër vendimit të KQZ-së lidhur me çertifikimin e listës serbe…” ka shkruar Sallahu, pasi të shtunën KQZ, çertifikoj Listën e votuesve  jashtë dhe brenda Kosovës për procesin zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025.

Sipas listës zgjedhore, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues, karshi numrit të qytetarëve me të drejtë vote në  vendvotimet brenda Kosovës është 1 milion e 970 mijë e 940 votues dhe numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë Kosovës është 104 mijë e 924 votues.

Numri i votuesve që është më i madh se numri i banorëve rezidentë  sipas zëdhënësit Elezi përfshin edhe listën e votuesve me të drejtë votimi jashtë dhe brenda Kosovës, derisa në regjistrimin e popullsisë kanë marrë pjesë vetëm banorët aktualë apo rezidentë në vend.

Ish-zyrtarët e KQZ-së: Në lista ka emër të vdekurish dhe emra të regjistruarish të Luginës nga  koha e UNMIK-ut

Ish zyrtarë të KQZ-së  i kanë thënë gazetës Telegram News në besë se në listat e votuesve ka emra të dy kategorive që figurojnë si votues.

“Emrat e mijëra të vdekurve ekzistojnë në lista zgjedhore dhe emra të shqiptarëve  nga Lugina e Preshevës që kanë qenë të regjistruar në kohë të UNMIK-ut, ani pse tash ata nuk kanë të drejtë vote pos atyre që kanë të drejtë ligjore. Për sa u përket emrave të të vdekurve që figurojnë në lista votuese, familjarët, edhe që kanë nxjerrë çertifikatë mortore dhe kanë dërguar në organet e caktuara, procesi i çregjistrimit, nuk është kryer dhe prandaj emrat e tillë figurojnë me mijëra në këto lista, por derisa ata emra nuk plotësohen me  ndonjë keqpërdorim dhe mbeten blanko, nuk paraqet  rrezik për degradimin e procesit votues.

Gjithashtu me mijëra emra kanë qenë të regjistruar nga tri komunat e Kosovës lindore nga koha e UNMIK-ut dhe nuk kanë të drejtë votimi, megjithatë, para qesin fryerje të listave”, kanë thënë burimet e Telegram News, të cilat kanë sugjeruar se listat duhet të pastrohen vazhdimisht./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews