Numri i vdekjeve nga përmbytjet në Evropën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16, ndërsa disa njerëz të tjerë janë ende të zhdukur.
Shefi i policisë çeke Martin Vondrasek i tha radios lokale se një grua ishte mbytur pranë Bruntal, një qytet me rreth 15,000 banorë në verilindje të vendit, ndërsa shtatë të tjerë po raportohen si të zhdukur, transmeton Telegram News.
Në Austri, media lokale raportoi se dy burra të moshës 70 dhe 80 vjeç u mbytën pasi u zunë në befasi nga uji në shtëpitë e tyre në qytetet Böheimkirchen dhe Sierndorf.
Të dy qytetet janë të vendosura në provincën verilindore të goditur fort të Austrisë.
Numri i viktimave në Poloni u rrit në gjashtë pasi një kirurg që kthehej nga detyra u mbyt në qytetin jugperëndimor të Nysa. Gjashtë njerëz vdiqën në Rumani gjatë fundjavës. /TelegramNews/