Është arrestuar një burrë në Prishtinë pasi dyshohet se nuk ka respektuar vendimin e gjykatës për të liruar banesën, që thuhet se ia kishte uzurpuar dikujt tjetër.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nuk e respekton vendimin e gjykatës për lirimin e banesës të cilën ia kishte uzurpuar viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport. /TelegramNews.com.