Lëvizja Vetëvendosja, Partia Guxo dhe Alternativa do të garojnë së bashku në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, megjithëse nuk arritën të formojnë një koalicion parazgjedhor për shkak të afateve të shkurtra dhe detyrimeve statutore.
Në një komunikatë, ata njoftuan se janë duke punuar në hartimin e një programi të përbashkët dhe synojnë të vazhdojnë partneritetin në qeverisje.
12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim për koalicione në zgjedhjet e ardhshme, sipas KQZ-së.